Gjallica, gjeneratori i turizmit në Kukës, ja çfarë dhe si duhet investuar

Gjallica e Lumës ka disa vite që është kthyer në njërin nga atraksionet turistike të Shqipërisë. Çdo javë në majën e tij ngjten nga dy ose tre grupe turistësh në ngjitje relaksuese.

Është e nevojshme që të gjitha shtigjet të jenë të ilustruara mirë dhe të vendosen në hartat turistike. Duket sikur grupet ngjiten nga ti drejtojnë guidat vendase dhe të pa informuara për vlerat dhe historinë e Malit.

Nuk kemi as një fletpalosje të përmbledhur ku janë të piketuara të gjitha atraksionet historike, biologjike dhe historike.

Gjallica rrethohet në të katër anët e horizontit nga fshatra të vegjël që kanë historinë e tyre dhe aktivitetin e tyre jetsor e kanë të lidhur pazgjithshmërisht me Gjallicën.

Duhet që në çdo njerin nga shtigjet e ngjitjes që dalin nga fshatrat e rrenxave të vendosen tabelat orjentuese të shtegut të ngjitjes. Por ajo që është më e rëndësishme të shënohen edhe atraksionet kryesore që përfaqësojnë vetë Gjallicën si kanionet, shpellat, bimësia, hot spotet, endemizmat, dhe etnografinë e tyre.

Shtigjet e ngjitjes gjatë dredhimeve të tyre deri në majë ju bjen rradha të kalojnë edhe nëpër pjesë erozive të shpateve që paraqiten si zona me nje shkallë rreziku relativ në varsi të motit. Përgjatë stinës së gjatë të dimrit dhe pranverës me shira dëborë dhe ngrica mbi këto pjesë kalojnë edhe orteqet e rastit; kështu që çdo vit është e nevojshme që të vihet dorë në rehabilitimin e shtigjeve të ngjitjes me vegla pune ose me mbjellje të fidanave gjithmonë me bimë vendase dhe të parshtatura me mikroklimën e vendit.

Të gjithë turistët që aventurohen këtyre shtigjeve në perjudhën e dimrit kur mali është mbuluar nga shtresat e dëborës është detyrimisht e nevoshme matrikullimi i shtigjeve ngjitëse me bojë të dukshme, nëpër lartësi të konsiderueshme, ose mbi shkëmbij e shpate vertikale që nuk bien nën efektin e rrebeshtit të breshërit dhe furive të dëborës.

Është e domosdoshme që matrikullimi të jetë i shpeshtë dhe përpara dhe mbrapa çdo lloj kthese ose dredhe.

Të kthehet atraksioni turistik Gjallicës së Lumës në një industri mirqenje për të gjithë komunitetin e fshatrave përreth malit.

Mali i Gjallicës është pika më e lartë e rajonit tonë, është lajmëtari që i tregon udhëtarëve që nga larg se Luma është nën këmbët e tij. Madhështia dhe bukuria e tij janë imponente. Të gjithë lumejtë bashkojnë ujrat nën këmbët e tij, Drini i lashtë tubullohet e lahet nën hijen e tij … për këtë ishte e vazhdon të jetë mal i shenjtë; të glorifikohet ndër shekuj nga vendasit.

Rrespekti që zë ky mal në etikën dhe jetën e përditshme të Lumjanëve është unike. Gjithmonë çdo gjë që sillet rreth këtij mali ka emër të përvetshëm…

  • Gjallica e Lumës – nuk ka mal tjetër që i nevojitet ideja e mbiemrit …; si p.sh. Zepa, o Pikllima, o Pashtriku, o Korabi erj…
  • Jo jo Gjallica e Lumës të kujton paganizmin shqiptar në emërtimin e tij. Pellazgët emërtonin gjithshka edhe me një mbiemër që identifikonte edhe zonën në të cilën ndodhej, traditë e njohur edhe në emërtimet e lashta të qyteteve.
  • Gjallica ka mbiemrin e saj, – Lumës
  • Gjallica ka ditën e saj, – gjallica
  • Gjallica ka kishat e saj – shejtorët e saj mesjetar…

(vetëm Gjallicës i janë prishur kishat e lashta në ’67 e diktaturës me shkulje themelesh nga grupet e “rinisë atetiste”)

o Kështu u shkul nga themelet kisha mesjetare në lartësinë 2 200 metër mbi nivelin e detit. U quajt si obskurantiste kultura krishtere mesjetare me kodikët e saj të lashtë dhe u përdor çdo lloj forme për çrrënjosjen e saj nga kujtesa e “njeriut të ri” atetist. Mbeti vetëm kroi që për ironi vazhdon edhe sot e kësaj dite të quhet “kroi kishës”.

o Edhe KROIN e shpërbënë në destinacionin e qëllimin fisnik për të cilin ishte ndërtuar dhe shërbente ndër shekuj e mijvjeçarët e kohës.

o Deri në ditët kur feja u shpall e paligjshme dhe njerzia filloi të dënohej nëse ishte praktikante – KISHA dhe KROI ishin VENDE të SHENJTA

o Kisha është e vendosur në bazën e livadheve alpine përmbi pyllin masiv të pishave të Rrobullit, në pjesën jugore – të rrahur mirë nga dielli, shumë të mbrojtur nga veriu dhe erat e stuhitë e dimrit.

o Në udhkryqin e rrugëve baritore që faleshin në “mirësinë” e malit për bollëkun që do tu sillte bjeshka.

o Po kështu bënin edhe kur uleshin nga bjeshka me zahiretë e grumbulluara –shkonin te KISHA e faleshin duke lënë edhe një pjesë të vogël të bylmetit si pjesë e mirnjohjes për bollëkun që ju kishin sjellur kullotat verore.

o I gjithë spektakoli kishte lidhje edhe me ujin e shenjtë të kroit.

o Uji i kroit të kishës – po të pihet – të shëron nga sëmundjet njerzit dhe kafshët…

o Uji i kroit të kishës – po të lahesh – të mbron nga parazitët edhe për një kohë të gjatë dimrit që do të vijë…

o Uji i kroit të kishës – Po ta mbash me vehte në një pagure të fshehur nën samarin e hajvanëve – të mbron zahirenë, bagëtinë nga syri i keq, dhe figurat negative e të errta.

o Në vitet ‘67 – ’70 gjithshka u tjetërsua.

o Kroi u çshenjtërua, u prish, ju hoq karakteri çlodhës e fisnik i faljes dhe lagies njerzore me ujin e shenjtë.

o Me gurët e mureve dhe themeleve u krijua një far pellgu ujmledhës për bagëtinë …

o Kroi u transformua në një lug druri të stërzgjatur…

o E gjithë ajo histori mijravjeçare u zhbë në hiq …

  • Gjallica ka djajtë e saj shumë shumë origjinal me histori nga më të ndryshmet e më të bukurat… të ritreguara ndër breza …
  • Gjallica ka shpellat e saj; me dhjetra; njëra më e bukur se tjetra …
  • Gjallica ka kanionet e saj (kanioni Vanave; Kanioni Shejës)
  • Gjallica ka krojet e saj (Kroi Tanzot; Kroi Kishës; Kroi kuq…)
  • Gjallica ka fshatrat dhe stanet e saj (Shtiqën; Lojme; Nimça; Brekia; Tërshena; Sasati; Vojvoda; etj…)
  • Gjallica ka shtigjet malore të saja si rrugë të stërlashta me pamje dominante mbi të gjitha luginat e Drinit.

Gjallica ka gjithsha – prandaj është mal i shenjtë…

Produktet e pritshme

  1. Sensibilizimi i pasurive dhe vlerave te Gjallicës së Lumës.
  2. Botimi i 500 fletpalosjeve divulagatore.
  3. Vendosja e 12 tabelave sqaruese dhe drejtuese.
  4. Sistemim i shtigjeve në zonat me shembje.
  5. Markimi i shtigjeve me bojë mbi gurë.
  6. Mjelljet e mundshme të fidanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *