
Nga Ali Podrimja
Gjallica pushton qiellin
qielli ku të fshihet
nga llava e ujqve
Mal i vetmuar
ku zotërat bëjnë punë njerëzish
Mbi majë një bisht ylli dritë bën
në shtatë qiej.
Perënditë ishin shfaqur
Lexonin pikëllimin e Naimit
Tek kërkonin fronin pellazg e të linin gjurmë
Maje Gjallice
Ku nuk fluturon Korbi as Djalli
(Kukës, 2012)