Gjendet i mbytur në Fierzë, tropojani i zhdukur prej 2 ditësh

Policia e Tropojës ka bërë me dije se ditën e djeshme është gjetur një person i pajetë në ujërat e liqenit të Fierzë,Koman në Tropojë, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës”.

Personi i gjetur pa shenja jeta është një 85 vjeçar, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur pasi vuante nga skleroza dhe nuk shihte mirë.

Njoftimi i plotë i policisë: Tropojë

Më datë 14.01.2021, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës”, në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të humbur Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Hasan Vatnikaj nuk janë konstatuar shenja dhune. Në bazë të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur.

Më datë 11.12.2020, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit Hasan Vatnikaj, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.

Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *