Gjuetarët plagosin me armë një vajzë

Një rast i rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 në Landovicë të Prizrenit.

Një qytetar ka raportuar në Polici se vajza e tij ishte lënduar pas të shtënave me armë zjarri nga persona që kishin dalë në gjueti.

Vajzës i është ofruar tretman mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një fishek.

Gjithashtu edhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe intervistuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

FOTO/ Mbikalimi në Rrugën e Kombit që nuk i shërben askujt

Sun Nov 1 , 2020
Segmenti i Rrugës së Kombit qe përshkon krahun jugor te qytetit te Kukësit është përgjakur nga aksidentet rrugore për shkak të mbikalimit te ndërtuar. Banorët e zonës bëjnë thirrje që të ndërmerren masa, pasi bilanci i jetëve të humbura është i rëndë. Segmenti i Rrugës së Kombit që përshkon krahun […]