• Thu. Apr 25th, 2024

Gjykata e Kukësit liron dy shokët e Fjolla Morinës

Gjykata e Kukësit ka ndryshuar masën e sigurisë për dy personat e kapur pak ditë më parë në Doganën e Morinës, së bashku me këngëtaren Fjolla Morina, pasi në makinë iu gjetën armë zjarri.

Mësohet se gjykata ka liruar nga qelia biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e këngëtares Fitim Muji, duke caktuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Prokuroria kishte kërkuar për ta ‘arrest me burg’, por gjykata i ka liruar për mungesë provash. Ndërkohë, këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *