
Kukesi fiton 2 me 1 dhe kualifikohet per ne raudin e dyte te Europa Lige
Golat u shenuan nga Eze me penallti dhe Kuper.
Në minutën e 56′ Eze kalon në avantazh skuadrën verilindore nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 81’ Krastev barazon shifrat pas harkimit nga e djathta, godet saktë me kokë, duke vendosur baraspeshën.
Kukësi reagon në mënyrë fantastike! 5 minuta nga fundi, Kuper realizon një supergol duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë asistin e marrë nga Zenel Gavazaj.
Lajm i shkëlqyer dhe vit i mbarë për Superligën pasi 4 skuadra shqiptare (Tirana, Laçi, Kukësi dhe Teuta) mbeten në garë në Kupat e Europës.