
Një grua nga Kukësi ka humbur jetën si shkak i koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë.
Në konferencën e sotme është bërë e ditur se, ka humbur jetën një grua 66-vjeçare.
‘Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.