• Thu. Apr 25th, 2024

Hallaçi: Stadiumi sjell zhvillim, armë plus për skuadrën. Gjynah të rrijë bosh një impiant i tillë

Ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, ku theksoi se ndjen një emocion të veçantë për inaugurimin e stadiumit të ri ‘Kukës Arena’.

Hallaçi u shpreh se se është krijuar një atmosferë shumë miqësore ndërsa shtoi se edhe në ndeshjet e tjera, stadium duhet të mbushet me tifozë pasi kur ata kanë qenë aty, skuadra ka fituar trofe.

‘Kur e shikon veten kaq afër fushës është shumë emocion. Më bëhet qejfi për këtë stadium. Do ta gëzojnë breza pas brezi, është bërë një ambient shumë miqësor, shpresoj që Kukësi të synoj majat. Duhet përmendur edhe Gjici që po bën maksimumin, stadium sjell zhvillim, shpresoj që pas kësaj feste Kukësi të marrë edhe një fitore. Stadium është i tejmbushur dhe e kanë pritur me padurim rikthimin dhe është një armë plus për skuadrën’.

A do të jenë sërish një numër kaq i lartë tifozësh edhe në vazhdim? ‘Patjetër që do të ketë sepse ky stadium është bërë për tu mbushur. Gjithë ky stadium është gjynah të rrijë bosh’.

Sa do ta ndihmojë stadium? ‘Do ta ndihmojë shumë, edhe pse skuadra ka luajtur jashtë ka marrë maksimumin, por ka vuajtur, kur kemi pasur publikun kemi marrë trofeun. Me një tifozllik të mrekullueshëm objektivi mund të arrihet.

Me një festë të mrekullueshme shpresoj që të merren edhe tre pikët ndaj Laçit se janë afruar Vllaznia dhe Partizani, shpresoj që tifozët të rikthehen të lumtur në shtëpi’, u shpreh Hallaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *