
Pika e re kufitare mes Shishtavecit dhe Krushevës
Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e parë të qeverisë së re hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës Shishtavec (Kukës)- Krushevë (Dragash).
Ky vendim që mban firmën e kryeministrit Edi Rama do të hyjë në fuqi menjëherë
Vendimi i qeverisë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.