• Thu. Apr 25th, 2024

Hasjani bllokon rrugën dhe nuk u bindet as policëve, arrestohet

Jan 12, 2022

Policia e Kukësit ka bërë sot të ditur se ka arrestuar një të ri nga Hasi, pasi me makinën e tij ka bllokuar rrugën, duke penguar lëvizjen e lirë dhe më pas nuk i është bindur as policëve, për të larguar makinën.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’ dhe ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në fshatin Vranisht, pasi në rrugën ‘Demokracia’, në Krumë, ka bllokuar rrugën me automjetin tip ‘Benz’, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të zhvendosur mjetin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip ‘Benz’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *