• Thu. Apr 25th, 2024

Hipokrizia me ‘monitorimin’ e çmimeve nga Qeveria

Mar 21, 2022

Nga Gezim Allaraj
Monitorimi i çmimeve nga Qeveria nuk është asgjë tjetër përveç se tregon që Qeveria po bën hipokrizinë e radhës.
Gjithë daljet publike të Kabinetit Qeveriatar janë një mbivendosje e hipokrizisë, injorancës dhe sharlatanizmit.
Nga të dhënat zyrtare të publikuara rezulton se Autoriteti i Konkurrencës nuk mori asnjë masë për grosistët e shitjes me shumicë, përkundrazi lejoi rritjen e çmimeve ndërsa Qeveria po vjen rrotull nëpër dyqane pakice duke u kërkuar “transparencë”!?!, por pa ndryshuar asgjë.
Jo mor jo.
Transparencë do të thotë të bëhen publike vendimet e administratës madje është detyrim ligjor.
Këtë duhet të bëjë Qeveria dhe të merret me Autoritetin e Konkurrencës dhe të publikojë vendimet e këtij institucioni ose masat e saj ndaj këtij autoritetit që vepron në kundërshtim me ligjin dhe interesin qytetar. Pra kësaj i thonë të grish ujë në havan( jo duhan).
Nëse tek pikat e shumicës nuk ulen çmimet tek dyqanet me pakicë çmimet do të jenë të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *