• April 20, 2024 6:11 am

Një i ri ka humbur jetën në Bujan të Tropojës, duke punuar në një pikë inertesh.

Policia lokale bën të ditur se ka arrestuar pronarin e kësaj pike.

Njoftimi i Policisë së Tropojës:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *