• April 20, 2024 9:27 am

Pas eliminimit nga Kupa, zhgënjen sërish Kukësi i Mirel Josë.

Skuadra verilindore është mundur 2-1 në Ballsh nga Bylisi vendas, që i rrëmben një 3 pikësh të rëndësishëm në rrugën për të garantuar mbijetësën.

Mallakastriotët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e 14’ me anë të Edison Ndrecës. Pikërisht anësori mirditor ishte protagonist në pjesën e parë, pasi në sekondat e fundit të kohës së rregullt shënoi edhe golin e dytë për Bylisin.

Pushimi duket se u bëri mirë verilindorëve, që e nisën pjesën e dytë menjëherë në sulm dhe rihapën takimin në minutën e 53-të me golin e shënuar nga mbrojtësi Kurdiç, që ia doli të mposhtë portierin e Bylisit.

Megjithatë mallakastriotët e menaxhuan mirë pjesë e mbetur të minutave të pjesës së dytë dhe ia dolën të ruajnë avantazhin deri në fund, duke marrë një tjetër 3-pikësh që ua sjell edhe më pranë mbijetesën.

Bylis ngjitet kështu në kuotën e 25 pikëve në vendin e 8-të. Edhe pse pak javë më parë ballshiotët synonte thjeshtë të garantonin një vend në zonën ‘Play Out’, tashmë distanca prej vetëm 4 pikësh nga Kastrioti i jep mundësinë të provon të sigurojë në mënyrë direkte qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Në anën tjetër Kukësi duket se është dorëzuar për sa i përket luftës për një vend në në zonën europiane, por madje rrezikon të përfshihet në zonë ‘Play Out’.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *