Trajneri Diego Longo foli para mediave pas ndeshjes ndaj Egnatias. Tekniku u ndal te ndeshja e sotme por eshe te ndeshja e kthimit.

“Nuk ka përfunduar asgjë. E dija që ndeshja ndaj Egnatias do të ishte ndryshe nga kampionati pasi kanë marrë disa rezultate pozitive dhe kanë krijuar besim. Megjithatë, është gjysma e rrugës pasi ka edhe ndeshjen e dytë.

Ndeshja e kthimit do të luhet në një stadium me fushë normale, jo në një stadium si ky që ishte sot. Megjithatë, ka edhe një tjetër ndeshje pasi edhe në pjesën e dytë krijuam dhe bëmë mirë, por na munguan golat.

Siç e thashë edhe më parë, është vetëm ndeshja e parë dhe në të dytën do të provojmë të shënojmë të paktën dy gola”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *