
I mbetur i plagosur nga minat e vendosura nga serbët gjatë luftës së Kosovës, kuksiani Shaqir Koloshi është i braktisur nga shteti.
Duke folur për RTSH Kukësin, Koloshi tregon se i ka ndërtuar vetë protezat duke përdorur llamarina dhe lëkurë kafshësh, me qëllim që të mundë të ecë ndopak.
Koloshi tregon se merr si pension social 10 mijë e 800 lekë, ndërsa nuk merr asnjë ndihmë tjetër edhe pse është invalid.
Më poshtë keni kronikën e përgatitur nga Sulejman Dida për RTSH Kukësin.