• April 19, 2024 3:27 pm

Policia kufitare në Kukës ka arrestuar një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim nga autoritetet belge.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, u bë arrestimi i Djelal Feratit, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për ‘Kultivim të bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhje’.

Njoftimi i Policisë së Kukësit

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja’.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morin, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Djelal Ferati, 38 vjeç, banues në Shkup.  

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja’, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës.   

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në ‘Konventën Evropiane të Ekstradimit’ të vitit 1957.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *