• April 20, 2024 6:41 am

I humbur prej ditësh, i moshuari gjendet i vdekur në bjeshkë

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur ditën e djeshme në bjeshkët e fshatit Çajë.

Policia e Kukësit bën të ditur se nga data 27 shtator ishte denoncuar zhdukja e të moshuarit me inicialet N. B.

Policia Kukës:

Më datë 10.10.2021, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B.,  78 vjeç, banues në fshatin Shkinak.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 27.09.2021 në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B.

Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *