
Sot u përcoll për në varrezat e qytetit të Kukësit veterani, aktivisti i dalluar shoqëror, sportisti dhe njeriu i mirë Sadik Iljaz Zenelaj.
Sadikun sot me shumë dhimbje e përcollën për në banesën e fundit qindra Kuksjan, ish-banorë të Kukësit të vjetër ku ai lindi e u burrërua dhe shumë të tjerë banorë të Kukësit të ri, me të cilët ndau për gjithë jetën e tij, vetëm kujtime të mirësisë dhe gëzime të përbashkëta.
Kuksjanët e kanë nderuar dhe respektuar Sadik Iljazin si njeriun e dashur, gazmor, të mençur, punëtor dhe edukator të brezave.
Qytetar modest dhe i kulturiar. Për shumë vite ish futbollist i talentuar i ekipit të Përparimit të Kukësit. Në vazhdën e trashëgimisë patriotike dhe atdhedashurisë familjare, Sadik Iljazi ishte një aktivist i flaktë Kuksjan për edukimin patriotik të brezave të rinj.
Ai krijojë dhe edukojë një familje modele që nderohet dhe respektohet nga të gjithë Kuksianët. Me këtë rast i shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë.
I paharruar qoftë kujtimi i tij !