• April 20, 2024 2:39 pm

Shkruan Petrit Palushi

Njëri prej 20 mësuesve kuksianë, që dha mësim në Kosovë.

1946 – 1948: Në shkollën fillore Sopia (Suharekë) dhe Zhaçë

Dinte përmendësh Kur’anin, ‘Lahutën e malcis’ të Fishtës dhe ‘Rubairat’ e O. Khajamit.

Me vdekjen e E. Shehut 2 dekada ma parë, vdiq njeriu i fundit në këto treva që i dinte përmendësh tri vepra të tilla… Thoshte: ‘Zoti n’qiell e Amerika n’tokë’.

***

Prej fshatit Nangë (Kukës). E kujtoj shpesh – u nda prej jete 2 dekada ma parë. Sikur bënte jetë të ndërmjetme: midis reales dhe surreales. Me dijeni të çuditshme, ndoshta rrallë – rrallë i gjeje njerëz të tillë asokohe.

Me shkollim Medreseje. Me nji zgjuarësi tejet natyrale. Njeri karizmatik – i dashur me të gjithë. Arriti të mësojë mrekullisht: arabishten, turqishten, inglishten dhe italishten.

Do kohe qe mesues ne shkolla të Kosovës.

E thirrnim Daja Emërli.

Nuk u rehatua asnjiherë me pushtetin komunist të asaj kohe. S’kish si të rehatohej. Mendja e E. Shehut ishte te Kur’ani, Fishta, etj, etj, te gjërat e ndalueme të asaj kohe.

Një ish nxënësi im – Milazim Halili, më ka tregu se kur ishte nxënës në shkollën 8-vjeçare, me nji grup shokësh shkuan të merrnin rrush te Parcela 5-hektarëshe në Nangë, ku roje ishte E. Shehu. I kapi dhe u tha: ‘Nuk do ju kallëzoj kund se jeni fëmijë, po lajeni mirë rrushin se asht i helmum. E tash, me ju falë tamam, unë do ju recitoj kapitullin e parë të ‘Lahutës malcis’, që ju s’e bani në shkollë…

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *