I martuar me shqiptare/ Futbollisti gjerman flet për përballjen kundër Kukësit!

Kukësi përballet këtë të enjte me Wolsburg në turin e dytë të Europa League.

Sfida në stadiumin e ri kombëtar është akoma më speciale për një nga futbollistët e skuadrës gjermane i cili ka një arsye jo të vogël.

Renato Shtefen, mesfushori i Wolfsburg, jeton bashkë me një vajzë shqiptare e cila quhet Qëndresa e me të cilën është martuar një vit më parë.

Ai ka rrëfyer për mediat gjermane sesi po e përjeton këtë përballje, jetën e re me shqiptaren.

‘Vendlindja e bashkëshortes sime është vetëm një orë larg Kukësit. Ajo mendon se është e tepruar që ndeshja të luhet pa spektatorë.

Ndryshe disa miq të saj do të vinin dhe unë kisha përgatitur rreth 30 fanella për t’ia dhuruar.

Të vjen keq për këtë. Më pëlqen mentaliteti i njerëzve atje.

Gjithsesi, më e rëndësishmja është që ne të kthehemi në Gjermani me fitore dhe të kalojmë në turin tjetër’, thotë futbollisti gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Testimi/ Te Kukësi dalin të gjithë negativ ndaj koronavirusit

Wed Sep 16 , 2020
Kukësi ka marrë lajmin e mirë në prag të përballjes kundër Wolfsburgut e vlefshme për eliminatoret në Europa League. Klubi verilindor njofton se asnjë futbollist dhe anëtar i klubit të Kukësit nuk është infektuar me kooronavirus. Njoftimi i klubit të Kukësit: Klubi i Kukësit njofton opinionin se sot janë marrë […]