• Thu. Apr 25th, 2024

I riu nga Kosova kapet në Morin, iu gjet një ‘Zastava’ me vete

Një i ri nga Kosova është arrestuar në doganën e Morinit në Kukës, pasi qarkullonte me armë.

Policia thotë se ka sekuestruar një pistoletë të tipit ‘Zastava’.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Qarkullonte me armë zjarri në drejtim të Kosovës, por vihet në pranga nga Policia Kufitare e Morinës, 25-vjeçari kosovar.

Sekuestrohen një armë zjarri tip ‘Zastava’ dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip ‘Citroen’, me drejtues shtetasin D. D., banues në Istog, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këtij shtetasi, Policia Kufitare gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip ‘Zastava’, me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasit D. D., 25 vjeç, banues në Istog, Kosovë, për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të cilët i kanë shitur armën e zjarrit këtij shtetasi.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *