• April 20, 2024 1:59 pm

I riu që u vra në Durrës me origjinë nga Hasi/ Jetmir Begu i papunë dhe baba i një fëmije

Durrësi u trondit mbrëmë nga një ngjarje e rëndë, ku një 38-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri sapo ka tentuar të zbresë nga makina.

Edmir Begu ose Ilir Kuçi siç njihej ndryshe, ishte viktima e atentatit në qytetin bregdetar dhe sipas burimeve mediatike dyshohet se është eliminuar për prishje të pazareve të drogës.

Ai ishte me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës, teksa kishte precedentë penalë, pasi në vitin 2011 ishte dënuar për kanosje, kurse në Itali ishte dënuar për trafik droge.

Atentatorët kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë dhe qitësi ka qëlluar nga sedilja e pasme. Begu sapo ka parkuar automjetin e tij, është qëlluar me breshëri automatiku nga autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi.

Nga ana tjetër, viktima ishte një familjar, pasi ishte baba i një fëmije, por rezulton se ishte i papunë. Dëshmitarët okularë, për shkak të kushteve atmosferike, nuk kanë fiksuar dot targën e mjetit dhe autorët, por policia ka sekuestruar kamerat përreth për të bërë të mundur identifikimin e vrasësve të 38-vjeçarit.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *