
Një tjetër lojtar është larguar nga Kukësi.
KOMUNIKATË E KLUBIT!
Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Kristal Abazaj nuk është më pjesë e skuadrës sonë. Klubi i Kukësit e falënderon Abazajn për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në të ardhmen.
Abazaj erdhi në formë huazimi nga klubi belg i Anderlechtit dhe me fanellën e Kukësit shënoi 10 gola dhe iu besuar një rol i rëndësishëm në skuadër. Faleminderit Kristal!