• April 19, 2024 5:53 am

Infermieri nga Hasi në gjendje të rëndë në spital, pasi bëri dy vaksinat e Pfizerit

Që prej mesit të janarit Shqipëria ka nisur vaksinimin, fillimisht të bluzave të bardha dhe tashmë të mësuesve.

Por ndërsa e gjithë Evropa është përfshirë në një debat të fortë pas pezullimit të AstraZenecas si vaksinë e pasigurt për shkak të raportimit të disa pacientëve me mpiksje gjaku, Shqipëria deri më tani nuk ka regjistruar zyrtarisht asnjë të vaksinuar me efekte anësore.

Një rast i rëndë me këtë patologji ka ndodhur në Has, tek një infermier i cili pak ditë pasi mori dozën e dytë të Pfizer ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

M. Ll, infermier nga Hasi ishte një nga bluzat e bardha i cili u vaksinua në Shkodër pas nisjes së fushatës nga Ministria e Shëndetësisë, por pak ditë pas injektimit të dozës së dytë, ai ka pasur problemet e para si enjte, fryrje abdominale çka i ka detyruar familjarët ta nisin me urgjencë drejt Spitalit të Gjakovës ku dhe po trajtohet aktualisht. Të afërm të infermierit M. LL shprehen se pas analizave të gjakut, ka rezultuar se treguesi për mpiksjen e gjakut është 4 herë më i lartë nga norma maksimale.

Por kolegë të tij në Has shprehen se infermieri M.LL ka pasur probleme të hershme me këtë patologji duke këmbëngulur që përkeqësimi i gjendjes shëndetësore nuk ka ardhur për shkak të vaksinës Pfizer.

Në të gjithë vendet ku ka nisur fushata e vaksinimit anticovid janë raportuar raste me trombozë për shkak të mpiksjes së gjakut. Ende nuk ka një raport të mirëfilltë mjekësor që t’i lidhë incidentet drejtpërsëdrejti me vaksinat e miratuara nga FDA apo EMA, vaksina tashmë të administruara dhe nga shteti shqiptar. /Faxweb.al

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *