• April 20, 2024 2:20 am

Ditët e fundit numri i të infektuarve me koronavorius në Kukës është rritur në mënyrë të shpejtë.

Kjo duket edhe për shkakun se janë bërë më shumë tampone.

Por ku janë evidentuar rastet me koronavirus në Kukës.

Kryesisht infektimet kanë ndodhur nëpër institucionet shtetërore. Më herët ka pasur raste në prokurori, gjykatë dhe doganat e Kukësit.

Ndërsa ditën e djeshme është mësuar se disa raste janë evidentuar në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social në Kukës, ku mësohet se janë 4 raste.

Ndërkaq 2 raste në Tropojë janë evidentuar në një çerdhe të këtij qyteti, ku dy edukatore janë evidentuar me koronavirus.

Rastet e tjera janë nëpër qytetarë.

Një ditë më parë në Kukës ishin 8 raste me Covid, ndërsa në Tropojë 4 raste.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *