
Pas 3 ditëve me shifra të larta, sot ministria e Shendetësisë ka raportuar shifra të ulëta për Kukësin.
Bëhet fjalë për vetëm 1 rast gjatë 24 orëve në Kukës dhe 2 raste në Has dhe asnjë rast në Tropojë.
Një ditë më parë Kukësit përveç se 11 rasteve, fatkeqësisht kishte edhe një të vdekur.
‘Nga totali i testimeve, 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë’, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.