
Pas disa ditësh pa infektime të reja, Kukësi është rikthyer sot në hartën e infektimeve me koronavirus.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kukës ditën e sotme janë regjistruar 6 raste të reja.
Ndërkaq nuk ka pasur raste të reja në Has dhe Tropojë.
‘Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë’, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.