• April 18, 2024 10:36 pm

Ja sa raste me koronavirus kishte sot në Kukës dhe Has

Dy ditët e fundit ka ardhur në rënie numri i rasteve me koronavirus në Kukës.

Ashtu si një ditë më parë edhe sot, nga Kukësi është raportuar vetëm 1 raste me koronavirus Covid-19.

Ndryshe është situata në Has.

Një ditë më parë nuk kishte asnjë rast, ndërsa sot ministria e Shëndetësisë ka raportuar 3 raste.

Më poshtë përmbledhja ditore:

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *