
Kukësi është i pari qark që ka mbyllur procesin zgjedhor.
Pasi mbylli numërimet për partitë, Kukësi ka mbyllur dhe numërimet për kandidatë.
Në qarkun e Kukësit, kandidati që ka marrë më shumë vota është Flamur Hoxha i PD-së.
E dyta është Gerta Duraku e PS, i treti Isuf Çelaj i PD, më pas vjen Petrit Malaj i PS, Shyrete Koka e PD dhe i fundit, Halim Dauti i PS.
Më poshtë, votat sipas kandidatëve dhe partive.
Kandidatët e PD
- Flamur Hoxha PD-AN 9,159
- Isuf Çelaj PD-AN 5,257
- Shyrete Koka PD-AN 3,622
Kandidatët e PS
- Gerta Duraku PS 5,368
- Petrit Malaj PS 3,666
- Halim Dauti PS 2,059