• Wed. Apr 24th, 2024

Ka vetëm klasa kolektive, Shishtavecit po i “shterojnë” nxënësit dhe e ardhmja

Projektet për të frenuar largimin e të rinjve dhe popullsisë në qarkun e Kukësit, duket se kanë nisur vonë. Tanimë numri i personave që kanë mbetur është shumë i vogël dhe mbajtja e tyre në vend, nuk ndikon në zvogëlimin e fenomenin të shpopullimit, i cili e ka bërë efektin e tij.

Dhe për të vërtetuar këtë mjafton të shikosh shkollën e mesme të bashkuar të njësisë administrative të Shishtavecit në Kukës. Kjo shkollë mbledh nxënës nga 7 fshatra të njësisë, të cilët nuk sjellin më shumë se 14 nxënës secili, që nga klasa e parë e deri në të 12.

Klasa të bashkuara me nga tre apo katër nxënës, nuk premtojnë as arsimim si duhet të këtyre nxënësve. Ndërsa pas dy apo tre vitesh edhe këto klasa do të mbyllen. Ndërkohë, në vitin shkollor 2022-2023, në Kukës janë regjistruar 447 nxënës më pak se viti i kaluar shkollor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *