• April 19, 2024 4:14 am

Kalamajt në timonin e makinave, qytetarët e Kukësit të pasigurtë në rrugë

Një nga problemet kryesore në qytetin e Kukësit është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve.

Të rinjtë dhe adoleshentët me patentë apo papatentë në timon janë kthyer në problem.

Ata ecin me shpejtësi shumë të madhe në rrugët kryesore të qytetit ndërsa nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në shumë raste ata xhirojnë gomat në lagjet dhe rrugët kryesore duke shkaktuar panik tek banorët.

Ata nuk pengohen nga askush, madje, edhe pse rrugët kryesore kanë kamera monitoruese 24 orë dhe në jo pak raste nuk ka polic.

Qytetarët thonë se në rrugë nuk ka paraprita, në mënyrë që të detyrojnë shoferët që të ecin me ngadalë ndërsa ankohen edhe për mungesën e sinjalistikës.

Në qytetin e Kukësit edhe rrugët e brendshme në lagjet e qytetit janë pothuajse të stërmbushura me mjete, gjë që paraqet pengesë shumë të madhe për këmbësorët, ngase kjo e zvogëlon dukshëm hapësirën e tyre për lëvizje.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *