Kalimi veç me 3 doza vaksine, revoltë në kufirin me Kosovën

Dita e dytë e rregullave në fuqi në pikën kufitare Vërmicës ka detyruar dhjetëra qytetarë të kthen në kufi.

Një pjesë e tyre pavarësisht se kanë certifikatën e vaksinimit detyrohen të bëjnë edhe testin e Covidit. Ata shprehin indinjatën e tyre ndaj këtyre vendimeve skandaloze, siç e quajnë atë.
Nga dje Kosova nuk lejon hyrjen ne kufi me dy doza vaksine por me 3 doza ose 2 doza dhe test PCR jo më të vjetër se 48 orë.

Hyrja në fuqi ka sjellë kthimin e dhjetëra qytetareve shqiptarë të cilët donin të hynin në Kosovë për punë, vizita shëndetësore apo veç për qëllime turistike.

Te kthyerit janë revoltuar për këto masa, duke u shprehur se autoritet doganore të Kosovës u kishin kërkuar 3 dozat e vaksines ose 2 doza të shoqëruar me test PCR që kushton 30 euro.

Ata thane se këto masa janë të pakuptimta në një kohe kur shqiptarët e Kosovës hyjnë në Shqipëri pa masa të tilla shtrënguese.
Ata kërkojnë që testi të jete falas, pasi nuk kanë mundësi financiare për ta bërë 30 euro në kufi.

‘I kemi bërë vaksinat por jemi të detyruar të bëjmë edhe testin. Ky është skandal , të duash të hysh në tokën tënde dhe të paguash 30 euro.
Ne kërkojmë çfarë të jetë, por këta bëjnë çfarë duan vetë. Është bërë ky i jonë këtej dhe ky tjetri këtej e bëjnë si të duan’– u shpreh një prej qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *