‘Kam frikë se nuk do t’ia dalë’/ Longo me mendjen te Shkurtaj dhe Laçi

Kukësi fiton me ‘poker’ golash ndaj Kastriotit‘Jam i lumtur për rezultatin që kemi marrë një ndeshje të tillë. Luanim kundër një rivali që së fundmi kishte pësuar vetëm dy gola dhe kishte marrë 7 pikë ndaj Dinamos, Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës.

E vlerësuam maksimalisht dhe e dinim që do të ishte një ndeshje delikate’. Diego Longo është i kënaqur me atë që pa në fushë kundër Kastriotit, pavarësisht se mungesa e Pablo De Lukas e kishte detyruar të bënte ndryshime taktike.

Gjithsesi, një ide për tu përdorur edhe kundër bardhezinjve:
Rreshtimi me 3 në mbrojtje ndaj Laçit, mund të tjetër një zgjidhje.

Lojtarët e bënë këtë mënyrë loje dhe jam i kënaqur, mbi të gjitha jam i kënaqur për Bahtirin, që nuk ka pasur shumë hapësira dhe e tregoi që ka vlera, kjo tregon që të gjithë futbollistët janë gati për të luajtur te Kukësi’.

Mungesa e Shkurtaj në këtë ndeshje erdhi në përpjekje që sulmuesi të mos rrezikonte më shumë, duke qenë se vazhdon të ketë shqetësime muskulare. Problemi është se sulmuesi mund të mungojë edhe në sfidën direkte për vendin e dytë dhe ky është shqetësimi kryesor për teknikun italian:

‘Është shumë më mirë tani se kur erdhi. Në stërvitjen e djeshme ndjeu pjesën e kofshës dhe nuk doja ta rrezikoja. Shpresoj që të mos mungojë gjatë dhe ta kemi ndaj Laçit, edhe pse kam frikë dhe nuk besoj se do t’ia dalë’ – tha Longo, duke u ndalur edhe në rivalitetin me Tiranën.

‘Kjo varet edhe nga Tirana, edhe ata kanë presion, do të luftojmë çdo ndeshje për të marrë pikë. Ata janë të parët me meritë, por ne kemi tjetër kampionat, do të vrapojmë ndeshje pas ndeshje për të marrë maksimumin’, përfundoi Longo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *