Kanabis në ara, në hetim dy kryepleq fshatrash dhe dy inspektorë në Tropojë

Dy kryepleq fshatrash dhe dy inspektorë për Pyjet dhe Mjedisin janë vënë në hetim pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të lëndës narkotike në fshatin në zona të ndryshme të Tropojës.

Policia njofton se ka nisur hetimet për: I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë,  B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tropojë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për  kultivim të bimëve narkotike.

Procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë për Pyjet dhe Mjedisin.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës  për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, shtetasit: I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë,  B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *