
Demokratët kuksianë do të votojnë nesër për të zgjedhur drejtuesin e ri të tyre.
Zgjedhjet në degët e PD-së janë hapur në fillim të prillit dhe pritet të përfundojnë këtë të dielë.
Edhe kuksianët pritet që të kenë mundësinë për të votuar dhe zgjedhur kryetarin e PD-së.
Në garë janë dy kandidatë, Admir Sinamati dhe Irel Elezi.
Zgjedhjet zhvillohen ditën e dielë, 17 prill 2022. Vendim i votimit do të jetë tek pallati i kulturës “Hasan Prishtina”.
Ftohen të gjithë anëtarët e PD-së që të kontribuojnë me votën e tyre, për të rritur demokracinë brenda partisë.