• Thu. Apr 25th, 2024

Kapen në Kukës 800 kg duhan kontrabandë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi u kap duke transportuar 800 kg duhan kontrabandë.

38-vjeçari me inicialet E. A., u kap në aksin rrugor Kukës-Morinë me një furgon, brenda të cilit u gjet duhani kontrabandë pa faturë shoqërimi.

Policia e Kukësit:

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. 

Sekuestrohen 800 kg duhan.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Në aksin rrugor Kukës-Morinë është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale ‘Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës’ dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *