Kapen në Morin 2 binjakët që po transportonin sirianë drejt Kosovës

Gjatë një operacionit të koduar ‘Astiri 2020, policia lokale arreston në flagrancë 2 persona (vëllezër mes tyre), shpall në kërkim 3 shtetas të tjerë si dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase, që të gjithë për veprën penale ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit, përkatësisht  shtetas të vendeve në konflikt që synojnë kalimin në vendet e BE-së.

Konkretisht janë ndaluat F. M., 25 vjeç dhe F. M., 25 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër binjakë).

U procedua në gjendje të lirë shtetasja R. B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Xh., I. Xh. dhe F. D., banues në Tiranë.

Shtetasit F. M., R. B. dhe F. M., në bashkëpunim me shtetasit Xh. Xh. dhe I. XH., do të transportonin disa shtetas sirianë që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit F. M., F. M. dhe R. B., kishin rolin e paraprijësit të mjetit ‘Land Rover’, ku ndodheshin shtetasit Xh. Xh. dhe I. Xh., për t’i njoftuar në rast se do të kishte pika kontrolli nga Policia.

Shtetasit Xh. Xh. dhe I. Xh. që udhëtonin me mjetin ‘Land Rover’, me të cilin dyshohej se po transportonin shtetasit sirian, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shtetasi F. M. drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Xh. dhe I. Xh, si dhe pronari i mjetit me të cilin ata qarkullonin, shtetasi F. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’, kryer në bashkëpunim, ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ dhe ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *