• April 20, 2024 9:02 am

Kapet dhe një i ri që transportonte sirianë drejt Kosovës

Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Astiri 2020’, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetase dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim Xh. Xh. 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, do të transportonte disa shtetas sirianë që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *