
Policia e Kukësit ka kryer ditën e sotme arrestimin e shtetasit Y. A, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’
Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e shtetasit Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.’