Kapet i riu në Morin, po kalonte në kufi 25 refugjatë

Transportonte 25 shtetas nga vendet e treta, për të kaluar kufirin, arrestohet  në flagrancë 37 vjeçari.

Efektivët e policisë në Kukës kane arrestuar në flagrancë shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë së Kukësit, në vendin e quajtur Lugina e Drinit, me automjetin tip ‘Ford, fugon’, me të cilin po transportonte 25 shtetas sirianë.

Shtetasi F.D, do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *