• April 20, 2024 4:53 am

Kërkohej nga policia prej tetorit, arrestohet i riu kuksian

Jan 14, 2022

Policia e Kukësit ka bërë të ditur se është arrestuar pas disa muaj kërkimesh 34 vjeçari F. Elezi. Ky person ishte në kërkim pasi ai kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe për lojëra të paligjshme të fatit.

Arrestimi i Elezit është bërë në Tiranë, pas informacioneve që Policia e Kukësit kishte marrë për vendndodhjen e tij.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin tetor 2021, policia e Kukësit kishte ndaluar dhe disa persona të tjerë, ndërsa ishte shpallur në kërkim pronari, Elezi.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Vila’, të zhvilluar më datë 16.10.2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim DVP Tiranë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:

F. E., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Përshtatja e lokalit për përdorim droge’, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Organizimi i lotarive të palejuara’ dhe ‘Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *