Këshillat e ekspertëve/ Këto janë arsyet se pse duhet të vizitoni Kukësin

Nuk ka asgjë më të bukur se të zgjohesh një mëngjes në një vend ku askush nuk ju njeh, të gjesh vetën në rrugë të paeksploruara, e rrethuar nga një botë që nuk i ngjan botës suaj, shkruan në një artikull The Travel.

Portali ka rekomanduar 20 qytete europiane misterioze dhe të pazbuluara, të cilat nuk do të zhgënjejnë. Ndër këto 20 qytete bëjnë pjesë edhe dy qytete shqiptare, Kukësi dhe Prizreni, ndërkohë nuk mungojnë dhe disa qytete  të Ballkanit.

Autori e përshkruan Kukësin si një vend të vogël me brigje tërheqëse.  Me shumëllojshmëri të terreneve dhe vendeve arkeologjike, Shqipëria mund të jetë një nga vendet më të neglizhuara të Evropës për udhëtarët, shkruan The Travel.

Ndërsa Shqipëria mund të jetë vendi sekret i Europës, qyteti i Kukësit është i Shqipërisë. Kjo zonë piktoreske është ideale për ata që janë të dhënë pas aktiviteteve outdoor.

I gjendur në pjesën veriore të Kukësit dhe i vendosur në Alpet shqiptare, Parku Kombëtar i Luginës Valbonës ka një shumëllojshmëri të terrenit malor, burimeve akullnajore dhe ujëvarat për t’u eksploruar.

Në listën e 20 qyteteve bën pjesë edhe Prizreni. I pasur me trashëgimi kulturore dhe natyrore, Prizreni është një nga destinacionet pak të njohura. Qyteti është fuqishëm nga Perandoria Osmane, shkruhet në artikull. Shumë pranë tij është edhe qyteti i Rahovecit, ku gjenden shumëllojshmëri të verave artizanale. Malet që rrethojnë qytetin janë magjepsëse dhe fale guidave atje mund të provoni gatimet vendase. Malet e Sharrit ofrojnë disa shtigje, të cilat janë të lehta për t’u eksploruar me ecje dhe me biçikleta.

Pjesë e listës me 20 qytete për tu vizituar është edhe Ohri, i cili është pjesë e UNESCOS. Liqeni i Ohrit është i njohur për ujërat e kristalta. Qyteti i Ohrit njihet si një nga qytetet më të vjetra të Ballkanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *