• April 19, 2024 7:28 pm

Klubi i Kukësit kryen sërish tampon për Covid-19, të gjithë negativ

Koronavirusi është një problem i pashmangshëm edhe për botën e futbollit.

Skuadrat tashmë kanë nisur grumbullimet në prag të sezonit të ri dhe nga analizat e kryera tregohet se shumë futbollistë nuk kanë mundur t’i shpëtojnë infektimit nga Covid-19.

Kështu te Kukësi nuk duan t’i lënë asgjë rastësi. Lojtarët dhe stafi verilindorë u janë nënshtruar ditën e diel testeve për Covid-19 dhe të hënën kanë marrë përgjigjet.

Klubi në faqen zyrtare ka bërë me dije se të gjitha analizat kanë rezultuar negative e skuadra do të qëndrojë e grumbulluar në Elbasan.

Ditën e enjte, Kukësi do të luajë ndeshjen e Europa League ndaj Slavia Sofias, ndërsa do të kryejnë sërish tampon ditën e martë.

Një lajm i mirë për trajneri Gega pasi do të ketë kështu të gjithë grupin të gatshëm për këtë ndeshje të rëndësishme që do të luhet në ‘Air Albania’.

Ndërkohë drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi ne nje interviste per shtypin shqiptar sportive zbulon se bullgarët nuk do të testohen për Covid-19 kur të zbarkojnë në vendin tonë. ‘Në Shqipëri nuk ka nevojë kush për testime, kur futet këtu. Ashtu do të jetë edhe për ndeshjen kundër Slavia.

Ata vijnë me rezultatet e testeve që bëjnë atje. Besoj se nuk do të testohen në vendin tonë sërish’, u shpreh drejtori sportiv i Kukësit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *