Kodi zgjedhor, komploti më i rrezikshëm ndaj Shqipërisë-Nga Sulejman Dida

Nji nga komplotet ma të rrezikshme që i asht ba Shqipnisë asht Kodi Zgjedhor.

Duke e mbyllë si një sistem tipik mafioz, kasta aktuale politike, e cila nuk po ndryshon prej dekadash, ka mbyllë çdo mundësi përtëritjeje të elitës drejtuese, duke mbyllë kështu, në mënyrën ma të pabesë, të ardhmen e vendit.

Diskutimet për përmirësimin teknik të sistemit akual, janë veçse shprehje e ligësisë, diskutime për përsosjen e krimit.

Shërbimi ma i madh, e, i vetëm që kasta politike mundet me i ba vendit asht ndryshimi i sistemit zgjedhor në themel, vendosja e kushtit që ndalon konkurimin për mandatin e tretë, listat e hapura, kritere të kontributeve publike… (nga statusi im i dates 31 Maj 2020)

Ka kalue rreth nji muaj dhe, mjerisht prapë ruej të njëjtin shqetësim kur bahet fjalë për sistemin zgjedhor.

Edhe plot njerëz të tjerë e kanë këtë brengë prej shumë kohe, sepse lidhet direkt me fatet e vendit. Ata që nuk ndjehen pjesë e këtij vendi, apo që janë keqbërës të tij, kanë të drejtë të mos shqetësohen. Sot duhej të kishim në debat të tjera tema të progresit shoqnor dhe performancës ekonomike.

Bashkohem me protestuesit civilë që kërkojnë ndryshimin e sistemit.

‘Sistemi i pastër mazhoritar me një raund zbulon secilin sa i vlen lëkura!’ (I. Duraku).

Nëse sistemi zgjedhor nuk ndryshon, sepse mbajtësit e pushtetit, ata në fushë si dhe ata në stol nuk lëshojnë pe, atëherë edhe liderët le të fshihen mbrapa tlinave, dmth, listave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *