Koncensionari lë Kukësin pas asnjë rrugë lidhëse me autostradën

Biznesi i Kukësit i kërkon ARRSH-s ndërtimin e nyjeve integruese me autostradën.

Shoqata Biznesi për Biznesin, ka demonstruar në terren me një autobus dhe mjete te tjera pamundësinë e lidhjes së Kukësit me autostradën.

Janë katër drejtime që përplasen dhe krijojnë rrethanë për aksidente të rënda.

Biznesi vendas ka ftuar në këtë demonstrim të gjitha institucionet vendore dhe dikasteret qendrore.

Në krahun verior, autobusi vjen nga Shishtaveci dhe kthehet në drejtimin për Kosovë ndërsa në rastin e dytë shkon për Tiranë.

Në rastin e tjetër tek nyja ndarëse paraqitet e njëjta vështirësi që autobusi apo një kamion të marrë kthesën për drejtimin nga Tirana për Shishtavec apo në zonën e përcaktuar si industriale në Kukës etj.

Me rregullimet e fundit që janë bërë në autostradë janë plotësuar me hyrje-dalje funksionale edhe disa fshatra të aksit, ndërsa qyteti i Kukëst mbetet krejtësisht i pa integruar.

Koncensionari i rruges ‘Salillari’ pretendon se ne baze te kontrates qe ka, i ka perfunduar te gjitha lidhjet e duhura te rrugeve te Kukesit me autostraden per ne Tirane dhe ne Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ylber Vata, drejtuesi i bisturisë së parë anti-Covid 19, mjeku me karrierë 32 vjeçare nga Surroj i Kukësit

Thu Jul 16 , 2020
Nga Vasil Dardha Situata e pazakontë me të cilën përballet vendi, si pasojë e përhapjes së virusin Corona ka bërë që veç kufizimit të lëvizjes duke qëndruar në shtëpi dhe lutjes në Zot që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt, qytetarët të kenë sytë më shumë se asnjëherë tjetër […]