
Një nga 3 viktimat e sotme të koronavirusit Covid-19 është nga Hasi.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 68 vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spital.
‘Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera’, tha ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq 3 raste të reja me Covid janë evidentuar në Tropojë.
‘Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.