• Wed. Apr 24th, 2024

Koronavirusi, edhe sot raste të reja në Kukës

Kukësi vazhdon të ketë çdo ditë raste të reja me koronavirus.

Në raportimin e ditës së sotme mësohet se në Kukës janë evidentuar 8 raste të reja me Covid-19.

Ndërkaq, nga 1 rast është identifikuar në Has dhe në Tropojë.

Raportimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2374 testime, 331 të shëruar, 840 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2.374 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 840 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 840

Të shëruar ne 24 orë 331

Të shtruar në spitale 479

Humbje jete në 24 orë 16

Testime ditore 2.374

Testime totale 204.008

Raste pozitive 42.988

Raste të shëruara 21.617

Raste Aktive 20.466

Humbje jete 905

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10946

Durrës 1356

Elbasan 860

Fier 1562

Korçë 1135

Vlorë 1045

Shkodër 919

Lezhë 739

Berat 720

Gjirokastër 507

Kukës 428

Dibër 249

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *