Koronavirusi i merr jetën një qytetari nga Tropoja

3 min read

Një qytetar nga Tropoja ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka dhënë ministria e Shëndetësisë.

Sipas burimeve zyrtare pacienti ishte i shtruar në spitalin Covid-2, tek Sanatoriumi.

Buletini i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3927 testime, 436 të shëruar, 673 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 3927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 673 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (08 Janar 2021)

Raste të reja ditore 673

Të shëruar në 24 orë 436

Të shtruar në spitale 260

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3,927

Testime totale 284,308

Raste pozitive 62,378

Raste të shëruara 36,971

Raste Aktive 24,177

Humbje jete 1230

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14000

Fier       1747

Shkodër 1326

Durrës             1258

Lezhë   980

Vlorë   921

Korçë   911

Elbasan 865

Berat   782

Dibër   532

Gjirokastër 452

Kukës   403

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *