
Vazhdojnë rastet e reja me koronavirus në Kukës.
Kështu thuhet në raportimin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas ministrisë, 3 raste janë në Kukës dhe 2 raste në Tropojë.
‘Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec’, bën të ditur ministria e Shëndetësisë.