Koronavirusi, Kukësi me zero raste

Sot është dita e dytë që Kukësi nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus.

Në listën e sotme, nuk është i pranishëm as Kukësi, as Hasi dhe as Tropoja.

‘Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit  janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik.

70 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7309 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19’, bën të ditur ministria e Shëndetësisë në njoftimin zyrtar të saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Zgjedhjet në PD e Kukësit, reagon Gazmend Bardhi: Demokratët gati për ndryshim

Fri Sep 25 , 2020
Nga Gazmend Bardhi Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes […]